Connect with us

Kosova

Kurti po vë në rrezik ushtarët e NATO-s/ Senatori thirrje Kosovës

Senatori amerikan, Chris Murphy në një intervistë ka folur për situatën tensionuese në veri të Kosovës.

Murphy ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës s’janë të interesuar për veprime në veri të Kosovës, që rrezikojnë jetën e ushtarëve të KFOR-it, në veçanti të ushtarëve amerikanë.

“Albin Kurti dhe qeveria në Prishtinë e dinin se cfare do prodhonin levizjet e policise dhe forcave speciale ne veri te Kosovës, por ata pavaresisht kesaj, vepruan duke mos degjuar askënd” – deklaroi senatori amerikan.

Chris Murphy theksoi gjithashtu se vendimet që po merr Kosova, po vendosin trupat e NATO-s në rrezik jete pa nevojë dhe se kjo gjë nuk përkrahet nga askush në Perëndim

Advertisement