Connect with us

Rajon

Kurti retushon fotografinë e Veriut/ Drecun: Po mashtron Perëndimin

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka vlerësuar se është i domosdoshëm një deeskalim i vërtetë i situatës në veri të Kosovës për të krijuar kushte për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në një intervistë për ‘TV Blic’, Drecun theksoi se kryeministri i Kosovës po krijon vetëm një panorama të gënjeshtërt të de-përshkallëzimit dhe se nuk ka asnjë qëllim që ta ndryshojë situatën

“Synimi i Perëndimit është që dialogu të vazhdojë sa më shpejt për të rritur presionin ndaj Beogradit për të zbatuar atë që SHBA dhe BE e konsiderojnë marrëveshje, por që për Serbinë është vetëm një propozim për marrëveshje, sepse aty janë dy pika problematike që nuk mund dhe nuk do t’i pranojmë me asnjë çmim” – deklaroi Drecun, sipas te cilit “deeskalimi në veri të Kosovës është i domosdoshëm për të krijuar kushte për vazhdimin, pasi ai në këtë atmosfere tensioni, nuk ka perspektive.

 

 

Advertisement