Connect with us

Kosova

Kurti: Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari ranë për lirinë e të gjithë neve

Në hapësirat e “Pallatit të Rinisë” është mbajtur sot akademia përkujtimore në 25-vjetorin e epopesë së UÇK-së.

Në një fjalë rasti, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari kanë rënë për lirinë e Kosovës.

Madje, ai ka treguar edhe se si të tre ata, në raste të ndara, kishin thënë se nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë vendin e tyre dhe se do të luftojnë ta mbrojnë atë.

“Me fjalët e tij Ademit dhe të Hamëzës ‘s’kemi ku të shkojmë, këtu do ta bëjmë vdekjen, ku të parët tanë jetuan me shekuj – kurrë nuk do ta lëshojmë këtë vend, do të përpiqemi me aq sa kishim mundësi”.

“Shaban Jashari, njësoj si djemtë e tij, kishte thënë ‘këtu kemi le, këtu kemi me vdekur, nuk kemi ku të shkojmë, do të luftojmë sa të mundemi – kur të vijë vdekja, vdesim dhe udha e mbarë na qoftë”.

Advertisement