Connect with us

Kosova

Kurti, shah-mat me 5 lëvizje/ Selimi nxjerr kundërthëniet e kryeministrit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i hartuar nga komuniteti ndërkombëtar e i pranuar nga Kosova, dhe arsyetimin e kryeministrit Albin Kurtit, se ky Asociacioni do të jetë më i mirë se ai i pranuar nga qeveritë e mëparshme.

“Kjo nuk është e vërtetë pasi asnjë qeveri tjetër nuk ka hartuar një statut për Asociacionin” – ka shkruar fillimisht Selimi në platformën sociale X.

Në tentativë për të arsyetuar pranimin e draft-statutit të Asociacionit, Kurti tha se i njëjti për t’u zbatuar fillimisht duhet të nënshkruhet, gjë që për Selimin nuk është një qasje e duhur, meqë draft-statuti i Asociacionit është dokument i brendshëm dhe çështje e brendshme e Kosovës.

“Mos e bëni Serbinë palë të interesit në mënyrë ligjore për çështjet që lidhen me statutin e Asociacionit. Përqendrohuni në rregullimin e marrëdhënieve dypalëshe me aleatët tanë kryesorë perëndimorë” – është deklaruar Selimi, sipas të cilit, janë të pasakta deklaratat e Kurtit që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë i lumtur të nënshkruajë marrëveshje me liderët e mëparshëm qeveritarë.

“Kjo gjithashtu nuk është e vërtetë, disa marrëveshje në mënyrë strikte janë iniciuar. Serbia gjithmonë ka refuzuar nënshkrimin e plotë pasi marrëveshjet po injoronin haptazi kushtetutën serbe, duke respektuar atë të Kosovës” – eshte shprehur ish ministri.

Diplomati kosovar ka thënë ndër të tjera se Asociacioni nuk ishte shpikje e qeverive të mëparshme, por një mekanizëm i përmendur në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vitit 2005 i përpiluar nga Kai Eide dhe në planin e Ahtisaarit të vitit 2007.

“Statuti i Asociacioni do të ndjekë këshillat e vjetra të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mungesën e degës ekzekutive, vlerësimin e garantuar të kushtetutës së Kosovës, etj” – ka potencuar Selimi.

Kësisoj, ai vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje – në atë kohë ishtekundërshtuesja më e madhe i këtij mekanizmi, dhe ka humbur 10 vjet kohë, tani si parti në pushtet, teksa ka pranuar një draft-statut, i cili nuk dallon asgjë nga ai që ishte në tryezë para një dekade.

“Vetëm gjeopolitika është më e ashpër tani dhe Kosova humbi mundësi, kohë, burime, gjak në rrugë. Duke thënë kështu, jam pesimist se kjo marrëveshje do të realizohet” – Ka deklaruar Petrit Selimi.

Advertisement