Kosova
Kurti, ‘si hajdut pylli’/ Eskalon gjuha e Listës Serbe
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka qëndruar në Veri të Kosovës ku ka takuar edhe disa oficerë të policë atje. Për këtë vizitë ka reaguar edhe Lista Serbe, subjekt politik në Kosovë që publikisht mbron qëndrimet e Beogradit. Sipas tyre, Albin Kurti “hyri në Veri si hajdut pylli”.
“Si hajdut pylli, apo hajdut kur niset për të vjedhë, i rrethuar nga dhjetëra xhepistë të armatosur deri në dhëmbë, Albin Kurti erdhi në kufirin e veriut të Kosovës, më saktë në kufirin e Mitrovicës së Kosovës, për ti treguar në praktikë ndërmjetësuesit kryesor të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrell, si duket de-përshkallëzimi në terren” – thuhet në komunikatën ironike të Listës Serbe.
Sipas tyre, de-përshkallëzimi i situatës nuk mund të ndodh në këtë mënyrë.
“Cili ishte qellimi i vizites se Albin Kurtit ne nje vendbanim te perzier ne te cilin nuk ka pasur incidente mes serbeve dhe shqiptareve per nje periudhe te gjate perveç se tani kur Kurti mendon se eshte i madh dhe i forte. Kjo eshte deshmi e ideologjise se okupimit te Kurtit” – thuhet në reagimin e kësaj partie.
Më tej, Lista Serbe e quan Qeverinë e Kosovës si “rregjim anti-serb”, duke aluduar në “persekutim”.