Connect with us

Kosova

Kurti takohet me Metsolan/ Detaje se çfarë diskutuan

Kryeministri Albin Kurti është pritur nga presidentja e Parlamentin Evropian, Roberta Metsola. Në komunikatën e qeverisë së Kosovës thuhet se në takim është diskutuar për raportin dhe marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe BE-së, aplikimin e Kosovës për anëtarësim, konkludimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin.

Në prag të dyvjetorit të themelimit të Qeverisë, kryeministri Kurti e ka njoftuar Presidenten Metsola për “arritjet e sukseset e deritanishme” dhe planet për gjysmën e dytë të mandatit. Në takim u fol edhe për takimin që do të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

 

Advertisement