Rajon
Kurti takohet me Vuçiç në Bruksel
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell ka bërë me dije se javën e ardhshme do të ftojë një takim Kosovë-Serbi në Bruksel për të menaxhuar krizën në veri.
Kryediplomati nuk ka treguar se në çfarë niveli do të jetë ky takim, por, sipas të gjitha gjasave atje duhet jenë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
“Duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë dhe me synim menaxhimin e krizës, do ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim këtu në Bruksel javën e ardhshme” – ka deklaruar ai para gazetarëve para nisjes së takimit të ministrave të brendshëm dhe NATO-s.