Rajon
Kurti takohet me Vuçiç…Jo nuk takohet
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se së shpejti do t’i ftojë në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Në një deklaratë për media para samitit të krerëve të Bashkimit Evropian ai tha se do t’i njoftojë ata për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së tha se është koha për punë konstruktive pasi periudhën e fundit “është shkuar nga kriza në krizë” dhe se tani është momenti për deskalimin e situatës
Por nuk ka vonuar edhe reagimi i presidentit serb.
Aleksander Vuçiç ka deklaruar sot se në bisedimet në Bruksel do t’i vazhdojë vetëm pasi të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Ai tha se asnjeherë nuk i është shmangur bisedimeve por ka edhe një “boll”
“Kam qenë në Bruksel 200 herë, nuk jam i interesuar të shkoj për turizëm. Kur të më njoftoni se Albin Kurti e ka dorëzuar Asociacionin e komunave serbe, do të vij të diskutojmë gjithçka tjetër”, tha Vuçiç.
Lidhur me deklaratën e kryetarit të kuvendit Kosovës, Glauk Konjufca, se formimi i Asociacionit të komunave serbe është i pamundur, presidenti serb tha se kreu I kuvendit ka thënë vetëm atë që mendojnë të gjithë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Prishtinë.
“E di që nuk planifikojnë ta formojnë Asociacionin. Tani të shohim se çfarë do të bëjnë amerikanët, evropianët dhe të gjithë të tjerët”, theksoi presidenti serb.