Kosova
Kurti takon Viola von Cramon, diskutojnë për zgjedhjet në BE dhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar mbrëmë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Mësohet se gjatë takimit është diskutuar rreth zgjedhjeve në BE, zhvillimet në rajon dhe agjendja e qeverisë për këtë vit. Kurti gjithashtu ka falënderuar Von Cramon për punën dhe angazhimin e saj sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.
Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi znj. Cramon për punën dhe angazhimin e saj.
Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik.
Kryeministri e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e znj. Cramon në Parlamentin Evropian.