Kosova
Kurti të ndëshkohet/ Mentorët e huaj të stopojnë

Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç e ka quajtur “pushtim” hyrjen të premten në objektet e komunave të katër kryetarëve të zgjedhur në veri.
Ai e ka quajtur “Hitler të vogël” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke shpresuar që ai do të ndëshkohet, sipas tij ‘nga mentoret e tij të huaj para se gjërat të shkojnë shumë larg’
Petkoviç paralajmëroi gjithashtu se një “e keqe po vjen” dhe duke komentuar vendosjen e flamujve të Kosovës ne ndërtesat komunare u shpreh:
“Dua ti kujtoj Albin Kurtit se në njëqind vitet e kaluara në Kosovë janë spikatur flamuj të ndryshëm pushtues, përfshirë atë të Italisë së Musolinit dhe flamurin e Rajhut të Tretë të Hitlerit, por se populli liridashës serb i vendosi të gjithë ata flamuj aty ku i takojnë – në koshin e plehrave të historisë” – kërcënoi Petar thënë Petkoviç.

