Connect with us

Kosova

Kurti thirrje NATO-s: Shtoni forcat për siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për një prani të shtuar të forcave paqeruajtëse të NATO-s në vend.

Një përforcim masiv i trupave dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti në një intervistë për gazetën gjermane “WELT”.

Pas tensioneve të fundit midis Kosovës dhe Serbisë fqinje, Kosova dëshiron të rrisë numrin e trupave të NATO-s në terren nga dislokimi aktual prej gati 3,800 trupash. KFOR-i është i pranishëm në Kosovë që nga viti 1999.

Një rritje e numrit të ushtarëve në forcën paqeruajtëse të furnizuar nga NATO KFOR do të mbështeste përpjekjet tona në mbrojtje,” u shpreh Kurti, duke përmendur një akumulim të forcave dhe artilerisë serbe në kufi, si dhe intensifikimin e retorikës nga Rusia dhe Serbia, arsye këto për nevojën për më shumë trupa të NATO-s në Kosovë.

Advertisement