Connect with us

Kosova

Kurti triblon SHBA, pason topin te Lajçak

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po kritikohet për vendimin e tij për çështjen konvertimit të targave, nga SHBA dhe BE, për shkak se sipas tyre, ai nuk dëgjoi kërkesat e palëve për shtyrjen me një vit vendimit.

I pasinkronizuar me politikën e Shtëpisë së Bardhë, ishte ndërkohë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, i cili u shpreh se ‘po diskutohet për çështje të vogla teknike si energjia dhe targat ndërkohë që janë shmangur çështjet e mëdha’.

Lidhur me këtë, ka reaguar kryenegociatori dhe zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili u shpreh se ‘Qeveria e Kosovës që në fillim e kishte bërë të qartë që synonte të diskutohej një kornizë më e gjerë’ teksa shtoi se ‘ka qenë emisari Miroslav Lajcak i cili ka këmbëngulur për tu marrë me marrëveshje të vjetra’. Sipas Bislimt, ‘ka palë në negociata që kanë interes për t’i shndërruar këto çështje në problematika të mëdha duke kërcënuar me tensione’.

Advertisement