Aktualitet
KURTI vesh ‘Dorezat e Luftës’, lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit, konfrontimi

Analisti dhe gazetari boshnjak, Jasmin Mujanoviç, ka komentuar lëvizjet e fundit të ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, pasi kryeministri Albin Kurti publikoi pamjet. Ai ka shkruar në një postim në platformën sociale X që, nëse Kosova nuk është e sigurt, atëherë nuk është e sigurt as Bosnja, as Mali i Zi dhe as Evropa.
“Bosnje Hercegovinës i është dhënë statusi negociator me Bashkimin Europian, teksa ne kemi harruar më shumë prova të jashtëzakonshme të fushatës së vazhdueshme të ngacmimit të dhunshëm të Serbisë kundër Kosovës. Nëse Kosova nuk është e sigurt, është e sigurt se as Bosnja Hercegovina, as Mali i Zi, as Evropa nuk janë të sigurta dhe prandaj presidenti serb Aleksandër Vuçiç, duhet shkundur dhe me të duhet të konfrontohesh”, ka shkruar Mujanoviç.
Kryeministri Albin Kurti publikoi një video mbrëmjen e së enjtes së shkuar, ku shihen forcat serbe duke patrulluar me mjete ushtarake. I pari i Qeverisë tha se patrullimet ishin shumë afër kufirit me Kosovën. Pastaj duke folur të premten në një konferencë me gazetarët, Kurti u shpreh se “nuk është normale që ato automjete ushtarake të vijnë vetëm disa metra afër kufirit”.
Ndonëse hetimet ndërkombëtare mbi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit nuk kanë përfunduar ende zyrtarisht, implikimet e ngjarjes së 24 shtatorit, sipas politologut nga Bosnja e Hercegovina, Jasmin Mujanoviç, janë mjaft domethënës meqë dëshmojnë se Serbia ka ende oreks dhe interes për të nxitur konflikt ndërshtetëror.
Analisti politik, konsulenti dhe kolumnisti i shumë mediave të huaja, beson se synimi i Beogradit, në këtë kontekst, është përdorimi i dhunës për të ndryshuar kushtet politike në terren.
I pyetur se a arriti Kosova ta kapitalizojë situatën e krijuar pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit, Mujanoviç tha se Prishtina zyrtare në këtë drejtim duhet të punonte më shumë.
“Ngjarjet në Banjskë tregojnë se Qeveria e Kosovës ka qenë korrekte në të gjitha paralajmërimet që ka dhënë në dy vitet e fundit në lidhje me orientimin e përgjithshëm të qeverisë në Serbi. Të kesh të drejtë nuk është shumë. Tani është e rëndësishme që autoritetet në Kosovë të vazhdojnë të punojnë me palët relevante të interesit, veçanërisht me ekzekutivët përkatës në Perëndimin politik, për t’i bërë presion qeverive që të ndryshojnë politikat” – deklaroi analisti I njohur.
Mujanoviç, gjithashtu në një prononcim për rrjetin ndërkombëtar të lajmeve “Al Jazeera”, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e trajtojnë Serbinë si një “qendër strategjike të rajonit” dhe për këtë arsye ka filluar edhe të “avokojë për disa nga idetë serbe”.
“Praktikisht e ka përmbysur veten deri në atë masë saqë dëshiron marrëdhënie më të mira me Serbinë, madje edhe në dëm të Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës. Papritmas SHBA-të filluan të mbrojnë disa nga qëndrimet e Beogradit në lidhje me mosmarrëveshjet për Kosovën dhe deri diku me Bosnjë-Hercegovinën”.
Ai ka theksuar se politika e jashtme e administratës së presidentit amerikan, Joseph Biden, orientohet nga synimi për të larguar Serbinë nga orbita e Rusisë, megjithëse ka shtuar se përpjekjet e SHBA-ve nuk do të kenë sukses, ngase sipas tij, ndikimi rus në politikën e shtetit serb është tashmë i pakapërcyeshëm.
“Ideja e administratës së presidentit amerikan, Joseph Biden, është që idetë e Aleksandër Vuçiçit duhet të respektohen, por jo ekskluzivisht, që të mund të mbajë marrëdhënie me të për shkak të interesave amerikane të drejtuara kundër Rusisë dhe Kinës dhe depërtimit të tyre në këtë zonë”, ka thënë Mujanoviç.

