Shkrime
Kurti-Vuçiç, pak ëngjëll e pak djall/ Politiko: Albini arrin të pamundurën
Albin Kurti ka arritur të pamundurën në politikën amerikane: konsensusin mes demokratëve dhe republikanëve përsa i përket mendimit se është ai shkaktari I rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Por pavarësisht nëse kritikat ndaj Kurtit janë të drejta, shpërthimi i fundit I tensionit në Kosovë në rradhë të pare është në vazhdën e dështimeve të Perëndimit në rajonin e trazuar të Ballkanit. Uashingtoni e ka hedhur fajin për shpërthimin e fundit të dhunës ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe komuniteteve me shumicë serbe në veri të vendit pikërisht në këmbët e Kurtit dhe është përpjekur – deri tani pa sukses – ta frenojë atë me kritika publike. Konflikti, i cili ka të bëjë me statusin e ardhshëm të zonave serbe në veri të Kosovës dhe kërkesën e Prishtinës që Beogradi të njohë përfundimisht sovranitetin e sja, ka dalë edhe më tej jashtë kontrollit ditët e fundit, me Serbinë e cila ka arrestuar tre roje kufitare kosovare dhe me Kosovën qe si kunderpergjigje ka mbyllur vendalimet kufitare per kamionët nga Serbia
Kritikët e Kurtit e akuzojnë atë se ka prodhuar krizë duke dërguar njësi policore paraushtarake në komunitetet serbe dhe duke përdorur forcën në fund të muajit majit për të vendosur kryebashkiakë shqiptarë të Kosovës në të gjithë rajonin pasi serbët bojkotuan zgjedhjet lokale.
Kosova ka qenë një projekt i përkëdhelur i liderëve demokratë që kur ish-presidenti Bill Clinton udhëhoqi fushatën e suksesshme të NATO-s në vitin 1999 kundër të fortit jugosllav Slobodan Millosheviç, i cili mbikëqyri dëbimin e miliona njerëzve nga shtëpitë në spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova.
Shumë demokratë e shohin Kosovën si një shembull të rrallë të ndërtimit të suksesshëm të kombit amerikan.
Por për ambasadorin amerikan në berograd, Christopher Hill, një legjendë diplomatike në Ballkan, që ka shërbyer në rajon për dekada dhe njihet si një nga arkitektët e Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnje në 1995, nuk është fajtore Serbia për përshkallëzimin e fundit dhe sipas tij, Aleksandër Vuçiç dhe qeveria e tij “janë partnerë të mirë në këtë proces”
Edhe BE-ja, e cila ka nxitur bisedimet për “normalizimin” e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, një parakusht për secilin vend për t’u bashkuar me bllokun europain, e ka humbur durimin me Albin Kurtin, i cili ka treguar pak gatishmëri për t’u tërhequr, duke këmbëngulur se refuzimi i palëkundur i Vuçiçit për të njohur sovranitetin e Kosovës dhe për t’u pajtuar me realitetin, duhet dënuar maksimalisht. Ai thotë gjithandej se vepron nga parimi dhe jo nga zemërimi.
Pak do të mbronin mendimin se nga ana tjetër, Aleksandër Vuçiç, një lider i fortë me një histori të gjatë të antagonizimit të Perëndimit, duke flirtuar me Rusinë dhe Kinën, është një engjëll kurse Serbia mbetet mashtruese e rajonit dhe Perëndimi do që ajo të zhvendoset nga sfera e ndikimit rus.