Connect with us

Rajon

Kurti-Vuçiç/ Shah Mat

Gazetari serb Branislav Krstiç, duke folur rreth marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel e Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, Asociacionin (e komunave me shumicë serbe) e ka quajtur fitore të madhe për kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kurti ka bërë fushatë kundër Asociacionit në mënyrë që ai të mos ketë kompetenca ekzekutive.

“Me fushatën e tij, ai arriti të bindë Administratën amerikane se Asociacioni mund të mos ketë kompetenca të tilla ekzekutive të cilat do të prishnin në njëfarë mënyre rendin kushtetues të shtetit të Kosovës”, tha Krstiç duke shtuar: Kemi arritur në atë pikë që Vuçiç pajtohet se vetëm Asociacioni është zemra e Serbisë. Një gjë nuk është bindëse; A njihni çfarëdo shteti në Evropë i cili lejon që provinca e tij të lëshojë dokumente ligjore? Nuk ekziston diçka e tillë. Prandaj Kosova është shtet, në bazë të asaj që ka pranuar Aleksandar Vuçiç me pranimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe anekset e Ohrit”

Advertisement