Politike
Kusari-Lila Edi Ramës: Mbylleni Ballkanin e Hapur, në kohë vere akulli…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka propozuar kryeministrit shqiptar Edi Rama që ta mbyllë “Ballkanin e Hapur”, pas tensioneve në rritje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Reagimi i Kusari-Lilës vjen pas një qëndrimi të djeshëm të Ramës, i cili ka paralajmëruar Serbinë për ngrirje raportesh nëse nuk liron tre policët kosovarë.
“Kjo do të jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”, ka shkruar Rama.
Ndërkaq, Kusari-Lila ka thënë me ironi se “është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet”.
“Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut. Rrembimi i policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufinjtë e hapur me Serbinë nuk bejne punë” – ka shkruar shefja e deputetëve të Levizjes Vetevendosje