Connect with us

Politike

Kush dhe pse fshihet pas frikës/ Edi Rama akuzon sharësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një sërë kritikash ndaj tij për vendimin që ta dërgojë një draft të Statutit të Asociacionit në Francë e Gjermani, si një përpjekje për të ulur tensionet e rritura mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Ramës, ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur përmbajtjen e propozimit të tij e kanë një frikë.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në vitin 1999 dhe armiku është mundur!” –  ka shkruar Edi Rama.

Për këtë çështje është deklaruar edhe Bashkimi Evropian. Në një përgjigje, zëdhënësi Peter Stano deklaroi:  Siç është thënë edhe shumë herë më parë, diskutimi dhe hartimi i Statutit të Asociacionit/Bashkësisë mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Megjithatë, Stano tha se kontributet i mirëpresin dhe njoftoi që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, është në kontakt të vazhdueshëm me liderët e rajonit dhe të vendeve anëtare të BE-së.

 

Advertisement