Connect with us

Kosova

Kush e dërgoi dhe armatosi grupin terrorist të Radoiçiçit. Flet ish zëdhënësi i NATO-s

Ish-zëdhënësi i NATO-s në kohën e luftës së Kosovës, Jamie Shea, i cili është edhe Profesor i Strategjisë dhe Sigurisë, kërkon që të kryhet një hetim i plotë për të kuptuar se si u futën terroristët në Kosovë të armatosur rëndë dhe kush i ndihmoi. “Ajo që ka rëndësi tani është kryerja e një hetimi të plotë se si 30 persona të armatosur ekstremistë ishin në gjendje të blinin armë, eksplozivë, automjete të blinduara, uniforma ushtarake dhe stërvitje dhe nga erdhën ata. Dhe kush e ndihmoi këtë operacion të stilit terrorist”, theksoi Shea duke shtuar se “Për sa i përket sigurisë kufitare dhe gjurmimit të rrjedhës së armëve ilegale, si dhe inteligjencës për këtë lloj sulmi të planifikuar, ka mësime të rëndësishme që do të duhet të mësohen si nga shërbimet e sigurisë së Kosovës ashtu edhe nga BE-ja dhe KFOR-i”. Sipas tij, ky ishte një nga incidentet më të rënda të sigurisë që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008 dhe qartazi një provokim i qëllimshëm pas një periudhe të qetë në Veri gjatë verës”. Ai insiston që autorët “duhet të nxjerrën pra drejtësisë”, teksa dhe shton që Beogradi duhet ta zvogëlojë retorikën luftënxitëse dhe kërkon nga palët që t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Advertisement