Kosova
Kush e urdhëron Albin Kurtit/ Berisha tregon ato që nuk shihen
Deputeti i PDK-së në Kosovë, Hisen Berisha ka kritikuar peticionin për shkarkimin e kryetarëve në veri të Mitrovicës.
Ai tha se me këtë peticion po krijohet në precedent i keq, pasi siç tha ai, qytetarët atje mund të krijojnë pasiguri kushtetuese duke u organizuar të shkarkojnë secilin kryetar.
“Qeveria e Kurti është shndërruar në filiale të qeverisë serbe. Albin Kurti udhëhiqet me urdhër të zyrës serbe për Kosovën. Pra po krijohet një precedent i keq, sepse mundet nesër të organizohen qytetarët dhe të shkarkojnë secilin kryetar dhe kështu të krijojnë një pasiguri kushtetuese” – deklaroi Berisha, duke shtuar gjithashtu se këtë peticion duhet ta nënshkruajnë edhe shqiptarët.
Sipas Berishës, kjo çfarë po ndodhë tani nuk është demokraci dhe është jo kushtetuese dhe ka faj kryeministri Kurti pasi ai po implementon vullnetin e Qeverisë serbe.