Connect with us

Kosova

Kush e vuri tritolin mbi Marrëveshjen e Washingtonit/  BE ishte kundër, donte timonin

“Evropianët ishin fuqimisht kundër Marrëveshjes së Uashingtonit, e cila kishte një qasje të bazuar në një ekonomi më të mirë dhe kufij të hapur, sepse ata donin që te ishin ata qe të drejtonin” – keshtu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç

“Për dallim nga njerëzit në Prishtinë dhe nuk do t’i kritikoj dhe as nuk do ta shfrytëzoj këtë rast për të thënë dicka të keqe për ta. Shumë duan të kërcënojnë integritetin tonë territorial, Kushtetutën tonë dhe gjithçka tjetër. Megjithatë, e vërteta është se ne kemi qenë gjithmonë të hapur për arritjen e një konsensusi, apo një marrëveshjeje me Prishtinën, por ajo duhet të jetë një zgjidhje kompromisi dhe jo e njëanshme”, ka theksuar Vuçic, I cili gjithashtu kujtoi se gjatë mandatit të tij të parë, Donald Trump këmbënguli për një zgjidhje me Kosoven përmes ekonomisë. Megjithatë, ai theksoi se evropianët ishin ashpër kundër Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Ata mendonin se ishin më të zgjuar, se Marreveshja e Washingtonit ishte një qasje sipërfaqësore dhe europianet donin qe ta kishin ata timonin në dorë”, theksoi presidenti serb duke shtuar se ai nuk e kupton pse njerëzit në rajon nuk e pranuan idenë e një Ballkani të Hapur, i cili kishte mbështetjen e plotë të SHBA-së, madje edhe të administratës së mëparshme amerikane.

“Sepse sipas meje, ata morën impulse dhe sinjale nga Evropa që Rajoni te mos shkonte në atë rrugë” – deklaroi Vuçiq dhe vuri ne dukje, ate qe ai e quajti “shkeljen e së drejtës ndërkombëtare dhe mosrespektimin e integritetit territorial të Serbisë”, duke shtuar se evropianët flasin për vlerat, por nuk respektojnë të drejtën ndërkombëtare nëse nuk u përshtatet.

Ai kujtoi se Serbia u bombardua nga vendet e NATO-s, duke pretenduar se kishte shkelur të drejtën publike ndërkombëtare në një pjesë të territorit të saj.

“Putini nga e gjitha kjo mësoi diçka dhe kur filloi kriza në Dombas, ai tha të njëjtën gjë, përdori të njëjtat fjalë – do të kishte një krizë masive humanitare, pasi ukrainasit po rrezikonin rusët në atë rajon dhe se ai duhej të ndërhynte. Tani kur i thonë se nuk mund ta marrë Krimenë dhe Kherson-in, ai do të thotë – kete gje e bëtë me Kosovën.

Atëherë ata do të përgjigjen se nuk është njësoj, se ishte një fatkeqësi e vërtetë humanitare atë kohe, dhe ai do të thotë se kjo është një fatkeqësi më e madhe.

Fakti është se kur është mirë për ta, ata janë për të drejtën ndërkombëtare, dhe kur nuk u pëlqen – nuk e respektojnë. Nëse e bën këtë, nuk mund të flasësh per vlera konstante, nuk mund të ligjërosh te të tjerët”, theksoi presidenti serb Aleksander Vuçic.

Advertisement