Politike
‘Kush është Berisha?’/ Përplasja në KAS për drejtuesin e koalicion ‘Bashkë Fitojmë’
Ilir Rusmajli: Cilat janë partitë që përfaqësojnë këtë koalicion? Dhe nëse mund të më thoni, me cilën nga partitë e koalicionit ka lidhje Sali Berisha
Përfaqësuesit e Berishës: Në raport me të gjitha partitë i nderuar
Ilir Rusmajli: Është kryetari i ndonjë partie
Përfaqësuesit e Berishës: Nën dijeninë time jo, mund t’i drejtoheni Gjykatës për ekstraktin.
Ilir Rusmajli: Është deputet i ndonjë nga këto partie?
Përfaqësuesit e Berishës: Jo është i pavarur
Ilir Rusmajli: Është anëtar i forumeve drejtuese?
Përfaqësuesit e Berishës: Nuk e kërkon ligji këtë, të gjithë e dinë që Berisha është lideri hoistorik.
Ilir Rusmajli: Po flasim për vijën juridike.
Përfaqësuesit e Berishës: Berisha ka qenë kryeministër, kur ti ke qenë ministër
Ilir Rusmajli: Kam qenë zëvendës i tij
Përfaqësuesit e Berishës: Po, zëvendës i tij dhe e dini shumë mirë se çfarë pozicioni ka Berisha
Ilir Rusmajli: Na intereson momenti aktual. A është apo jo kryetar i ndonjë partie?
Përfaqësuesit e Berishës: Nuk e kërkon ligji
Ilir Rusmajli: Keni marrë pëlimin e deputetit Sali Berisha kur keni bërë këtë njoftim?
Përfaqësuesit e Berishës: Është bërë nga Endrit Braimllari. Marrëdhëniet me KQZ, përfaqësohen nga ai. Jemi në dijeni dhe të vendimit që ju keni dhënë kryekëput në shkelje të ligjit. Bëtë kryetar një njeri që nuk kishte…totalisht në shkelje të ligjit.
Ilir Rusmajli: Komentet më vonë, tashmë edhe një pyetje tjeëtër. Ku është shkruar partia udhëheqëse?
Përfaqësuesit e Berishës: Partia e Lirisë është shkruar si parti udhëheqëse
Ilir Rusmajli: Parti udhëheqese? Ku është shkruar?
Përfaqësuesit e Berishës: Në marrëveshje
Ilir Rusmajli: Është pra e shkruar në marrëveshje
Përfaqësuesit e Berishës: Është detyrim ligjor dhe ne i zbatojmë këto, ndryshe nga ju
Ilir Rusmajli: Duhet të jemi të qartë. Fakti që politikisht koalicioni udhëhiqet nga Berisha është publike, por po flasim për raportin juridik. U trembëm dhe thamë mos është mbledhur forumi është shkarkuar Ilir Meta dhe është vendosur Sali Berisha. E eliminojmë, se raport juridik me Berishës dhe Partisë së Lirisë nuk ka. Apo jo?
Përfaqësuesit e Berishës: Fakti që trembeni, do të thotë se keni trauma përsa i përket marrëdhënies tuaj me Berishën. Faleminderit.