Connect with us

Kronike

Kush është burrelsi 27-vjeçar që u gjet i vrarë në Hamburg

Disa ditë më parë një shqiptar u gjet i vrarë në Gjermani. Bëhet e ditur se ai është Reols H., 27-vjeç nga Burreli.

E shkuara e të riut nuk rezulton e pastër, pasi ai kishte prencedentë penalë si pjesë e krimit të organizuar në Gjermani.

Ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje të rëndë në polici është vetëdorëzuar një 17-vjeçar. Kujtojmë që trupi i viktimës u gjet të shtunën e javës së kaluar jo shumë larg banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka marrë një plagë me armë zjarri.

lajmi ne perditesim

Është nga Burreli 27 vjeçari i cili u gjet i vrarë pak ditë më parë në Gjermani. Media gjermane Bild zbulon identitetin e shqiptarit që u gjet i vrarë me plumb në kokë më 25 nëntor 2023 jo shumë larg banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen

Ai është Reols H., 27-vjeç nga Burreli. 27-vjeçari rezulton me precedentë penale si pjesë e krimit të organizuar në Gjermani. Për ngjarjen është vetë dorëzuar ne polici një 17-vjeçar shqiptar. Sipas autoriteteve, shqiptari është vrarë në një vend tjetër, dhe trupi më pas është dërguar atje ku është gjetur.
Hetuesit po hetojnë për motivet e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake të BILD, një nga pistat kryesore të hetimit është një përplasje për tregtinë e drogës.

Advertisement