Kosova
Kush është kukulla e Albin Kurtit/ Zëri që vjen nga Lugina
Shqiprim Arifi nga “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”, ka thënë se lista e tij nuk ka aspak përkrahje nga Kosova për zgjedhjet e 17 dhjetorit si edhe kaa deklaruar se lista e tij është bërë shënjestër e kryeministrit Albin Kurti.
“Lista e Tiranës të cilën unë e përfaqësoj absolutisht nuk ka përkrahje nga Kosova, përkundrazi ka qasje të Kurtit e cila izolon Listën e Tiranës në Preshevë dhe qe është bërë shënjestër e Kurtit në luftën asimetrike me Tiranën zyrtare, kështu që jo, lista jonë nuk ka përkrahje por ajo që ka bërë Kurti është që e ka përpiluar vet një listë me disa pjesëmarrës të cilët nuk janë as parti politike” – ka pohuar Arifi
I pyetur se përse ka ndodhur kjo ndasi dhe shqiptarët po garojnë me dy lista, Arifi ka thënë se lista e Shaip Kamberit është listë e Albin Kurti ndërsa Kamberi- siç tha Arifi – është kukulla e kryeministrit Kurti.
“Është e vërtetë kemi dy lista, ajo e Tiranës dhe ajo e Kurtit. Shaip Kamberi është vetëm kukulla e Kurtit në Luginë të Preshevës ashtu siç është edhe Ardita Sinani kukulla e tij në Luginë të Preshevës. Ndasia, rrjedh nga mospajtimi i Kurtit edhe e Prishtinës me Ramën edhe me Tiranën. Ne nuk e kemi lejuar, unë personalisht nuk e kam lejuar që të hyjë në narrativen e Kurtit kundër Tiranës dhe për këtë arsye i kemi dy lista” – ka theksuar Shqiprim Arifi
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një shkrim në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen në Serbi më 17 dhjetor.
Në shkrimin e tyre, LVV-ja ka treguar se mbështet listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe se Serbia aktualisht udhëhiqet nga një regjim antishqiptar.