Pinknews
Kush është mashkulli më seksi, sipas Alesia Bamit

TIRANË– Moderatorja e sportit Alesia Bami thotë se futbollisti më seksi sipas saj është Lorik Cana. E ftuar në “Më lër të flas”, Bami tha se askush nuk ia merr stafetën Canës për këtë gjë.
“Mendoj që stafetën nuk ia merr njeri Lorik Canës”, tha moderatorja.
Ndërkohë, e pyetur nëse ka dikë në jetën e saj, Alesia tha prerë ‘jo’.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Pak kohë më parë ke thënë që do të fejohesh. E ke anuluar? Çfarë po pret?!
Alesia: Nuk e kam thënë, çfarë kanë me mua (qesh)
Donaldi: A ke dikë që mund të fejohesh, nëse të bie bingoja tani?
Alesia: Kjo është ideja pra, që nuk kam dikë që të fejohem.

