Connect with us

Kronike

Kush është Renato Mneri? Krimineli me precedentë të rëndë që hodhi në erë lokalin në Tiranë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.03.2025, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në ambientin e jashtëm të një lokali në kryeqytet.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim, Renato Mneri autor i dyshuar i ngjarjes. Blutë bëjnë me dije se 47-vjeçari është me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar veshjet e përdorura nga autori ditën e ngjarjes, si dhe biçikletën me të cilën u largua pas vendosjes së eksplozivit. Ndërkohë, vijon punë për kapjen e 47-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.03.2025,  në rrugën “Mustafa Gaxheri”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.”, njofton policia.

Advertisement