Connect with us

Bota

Kush është tigër prej letre/ Kremlini kundër Washintonit: Trump presion botës të blejnë naftë amerikane

Kremlini ka hedhur poshtë kritikat e presidentit amerikan Donald Trumpit për cilësimin e ushtrisë ruse si një “tigër letre”.

“Trump është një biznesmen dhe pretendon se po përpiqet ta detyrojë botën të blejë naftë dhe gaz amerikan me një çmim më të lartë”, shprehet Kremlini.

Komentet nga të dyja palët tregojnë një përçarje midis Shtëpisë së Bardhë dhe Moskës – të cilat janë bërë më të përafërta gjatë mandatit të dytë të Trump, ndërsa presidenti amerikan përpiqet t’i japë fund luftës.

Kremlini është përpjekur gjithashtu ta mbajë Trumpin në anën e tij këtë mëngjes, duke lavdëruar dëshirën e tij për t’i dhënë fund konfliktit.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Vladimir Putinit, pretendon se Rusia “nuk është tigër, por ari”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Advertisement