Connect with us

Kosova

Kush është trimi që po shkakton paralizën e dialogut Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian nuk i është përgjigjur pyetjes se cila palë është duke e penguar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, posaçërisht pas pretendimeve të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, i cili ka zbrazur në ajër disa pretendime se përfaqësuesit evropianë tanimë janë “pozicionuar” kundër Kosovës e në favor të Serbisë.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, ka thënë se BE-ja së bashku me pjesën tjetër të partnerëve ndërkombëtarë e kanë bërë shumë të qartë se ku e shohin “problemin kyç” për mungesën e progresit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazë

Në këtë drejtim, përkundër se procesi ka hasur në “pengesa të pakapërcyeshme” në synimin për të arritur një “marrëveshje kompromisi” që do t’i hapte rrugë normalizimit të marrëdhënieve, zëdhënësi i BE-së ka theksuar se as shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe as diplomati sllovak, Miroslav Lajçak, nuk kontribuojnë në paralizën e dialogut.

Terreni i kërkimit të madh për “shkakun e vetëm” dhe “formulën e zgjidhjes” vazhdon të mbetet Brukseli, ndërsa në vend që tensionet e fundit në pjesën veriore të Kosovës t’i inkurajojnë palët t’i kontribuojnë paqes në rajon dhe më gjerë, negociatat diplomatike po kthehen më shumë në arsye për papajtueshmëri sesa për të zgjidhur problemet.

Advertisement