Connect with us

Kronike

Kush ishte ‘Toli’? Vrasja ndodhi pranë banesës së Ardian Nikulajt

Fshati Balldre e jo vetëm u tronditën ditën e sotme pas vrasjes së 42-vjeçarit Nikolin Lekstakajt. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30, në kohë kur viktima po dilte nga marketi me një pije freskuese në dorë, kur u ekzekutua nga persona ende të panjohur.

Viktima i cili është banor i fshatit Balldre, e ka banesën rreth 1 kilometër larg nga marketi pranë të cilit edhe u ekzekutua. Mësohet gjithashtu se banesat e dy fiseve i ndajnë vetëm 1 kilometër në vijë ajrore.

Dyshimet paraprake janë se vrasja e Lekstakajt, i cili e kishte ndryshuar mbiemrin në Marku në vitin 2013, vjen si pasojë e gjakmarrjes mes dy fiseve Lekstakaj e Nikulaj.

Por kush është viktima, i cili njihej edhe me nofkën “Toli”?

‘Toli’ ishte ai që kishte marrë një borxh prej 5 mijë lekësh në vitin 1997 në një pikë karburanti. Ku borxh, u bë shkak për një histori 26-vjeçare gjakmarrjeje mes palëve, me disa viktima. ‘Toli’ njihej si njeri i qetë i cili merrej me blegtori dhe ishte kthyer nga Londra disa vite më parë.

I fundit që u ekzekutua pikërisht si pasojë e kësaj hasmërie ishte biznesmeni Ardian Nikulaj. Ai u vra në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës më 19 prill. Për këtë ngjarje, autoritetet thonë se porositës ishte Edmond Haxhia, nip i Lekstakajve.

Advertisement