REAGIM
Kush kontrollon gjuhën e njerëzve, kontrollon mendimet e tyre
Kushdo që kontrollon gjuhën e njerëzve, kontrollon mendimet e tyre. Kush di të përdorë gjuhën mund të manipulojë popujt.
Historia është plot me shembuj dhe shumë libra (Georges Orwell – 1984; Ray Bradbury – Fahrenheit 451) kanë treguar sesi të gjitha regjimet ‘e kanë penguar’ gjithmonë mendimin, përmes një reduktimi të numrit dhe kuptimit të fjalëve. Nëse nuk ka mendime, nuk ka mendime kritike. Dhe nuk ka mendime pa fjalë.
Një popull që nuk mendon është më lehtë për t’u kontrolluar. Për t’u bindur. Kushtojini vëmendje, në njoftimet për shtyp, në udhëzimet zyrtare nënrenditja dhe kushtorja përdoren pak. Per cfare? Kushtëzimi dhe nënrendorja përdoren për të shprehur mendimin hipotetik deduktiv: pyetje, dyshime, mundësi. Propaganda ka nevojë për siguri absolute që të funksionojë. Dyshimet duhet të largohen. Mënyra më e mirë për t’i eliminuar apriori është që të zhduken mënyrat verbale që i bëjnë të mundura ato.
Por jo vetëm përmes varfërimit gjuhësor mund të kontrollohen masat. Ja një shembull – ‘Putini dërgon shumë ushtarë të papërgatitur në Kharson. Shumë vdesin sepse nuk kanë kuti të ndihmës së parë”, thuhet në titullin e një gazete të famshme. Cilat janë përshtypjet tuaja për një titull të tillë? Ushtarët vdesin sepse janë të papërgatitur. Të pajisur keq. Është e vërtetë, por në të njëjtën kohë nuk është. Ridrejtimi i vëmendjes te pajisjet e dobëta të ushtarëve lë në hije një të vërtetë tjetër, një të vërtetë mbi të cilën nuk duhet që njerëzit të ndalen – E verteta është “Në luftë vdes:. Lufta bëhet posaçërisht që njerëzit të vdesin. Nuk ka asnjë qëllim tjetër.
Mos harroni: Nuk është ajo që thuhet, por mënyra se si thuhet, diçka që bën ndryshimin, për të drejtuar reagimet tona, për të formuar opinionet tona. Për të na shtyrë të përqafojmë një ide ose ta refuzojmë atë. Gjithmonë pyesni veten, kur lexoni ose dëgjoni një fjalim: KUSH PERFITON?