Connect with us

Kosova

Kush po bën lojë mashtrimi në Kosovë

Gazeta gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ ka botuar një shkrim me titull “Kush po bën lojë mashtrimi në Kosovë?”. Gazetari Michael Martens, shkruan mes rreshtave se teksa vazhdimisht ka dhunë në veri të Kosovës, politikat e kryeministrit Albin Kurti janë në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit.

‘Ndersa lufta ruse në Ukrainë po vazhdon, Ballkani Perëndimor po tërheq sërish shumë vëmendje në Europë. Një konflikt i ri në oborr të Kontinentit, është gjëja e fundit që i duhet tani dhe ne keto kushte Perëndimit” – shkruan Martens teksa dhe thekson se në very të Kosovës, qeveria në Prishtinë ka influencë të kufizuar. Sipas tij, “Shumica e njerëzve të asaj ane ndihen se i përkasin Serbisë fqinje dhe s’duan të kenë asnjë punë me Kosovën.”

Gazeta gjermane kujton gjithashtu se në vitin 2013, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, u pajtuan që të normalizonin marrëdhëniet e tyre. Pjesë e kësaj marrëveshjeje ishte obligimi për Kosovën që të lejonte komunitetet dhe enklavat me shumicë serbe që të bashkoheshin. Megjithatë, kjo është ndaluar nga kryeministri Kurti me justifikime pjesërisht të dobëta. Ai pretendon që Asociacioni serb i komunave ushqent farën për një ndarje të mëvonshme të këtyre zonave nga Kosova”

Sipas Albin Kurtit, Vuçiqi nuk është i shqetësuar për vetë-qeverisjen e serbëve të Kosovës, por me pushtetin që ka ndaj tyre. Sapo të bëhej Asociacioni i komunave, Beogradi do të provonte ta kthente në një Republikë të serbëve të Kosovës, që më vonë do t’i bashkohej Serbisë.

Por sipas gazetarit gjerman, “Meqë Kurti e refuzon  idenë e një asociacioni serb të komunave, atëherë autokrati serb, presidenti Vucic e ka më të lehtë planin e tij për ta destabilizuar Kosovën dhe për të fajësuar Prishtinën. Kjo nuk është në interesin as të Kosovës e as të Perëndimit.

 

Advertisement