Connect with us

Shkrime

Kush po i kërcënon prokurorët e SPAK

Nga Ylli Pata

Arben Kraja, drejtuesi i SPAK, deklaroi se Prokuroria speciale ishte në vulgun e hetimeve të “nxehta” që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, por edhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

E si shtesë të kësaj deklarate, zoti Kraja tha se ka pasur kërcënime ndaj prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të Gjykatës Speciale Kundër Krimit dhe Korrupsionit, nga subjekte të hetimit që janë pjesë e krimit të organizuar apo zyrtarë të lartë nën hetim.

Në fakt të njëjtën gjë e deklaroi edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, pak ditë më parë, gjatë eventit jubilar të Gjykatës Kushtetuese. Madje ambasadorja amerikane shkoi edhe më tej, ku ju drejtua direkt kërcënuesve, duke thënë që të mos guxojnë të ngrenë dorën ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve specialë.

Që ka presion ndaj drejtësisë, edhe pse nuk është normale, ka qenë dhe është e pritshme. E sicc e dimë, ky presion bëhet 24/7 në konferencat për shtyp, studio televizive apo edhe rrjetet sociale, nga autoritete të rëndësishme të politikës, gazetarisë dhe opinionit publik. E përbashkëta e tyre, është se këta persona janë ose nën hetim në SPAK, ose kandidatë për të qenë nën hetim, ose mbështetës e eunturazh i këtij grupi interesi.

Ky presion publik, i cili është bërë me emra dhe mbiemra, në ccdo vend të botës do të colësohej ligjërisht shantazh ndaj drejtësisë, e për këtë ka një nen të veccantë në Kodin Penal të Republikës.

Por gjithsesi, ajo që kreu i SPAK tha ndryshon nga presioni publik. Pasi ai përmendi termin “kërcënime”. Po kush i kërcënënon prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK? Ata ose do të duhet të hetohen menjëherë për këtë vepër penale, ose do të duhet të bëhen publike se nga ku vijnë këta kërcënime.

Por në këtë suazë shtrohet pyetja: Një prokuror që merret me hetime ndaj njerëzve të pushtetshëm nga kush kërcënohet më shumë, apo si mundet që një njeri i drejtësisë të luftojë me botën e errët e të pushtetshme të abuzimit?

E këtu na vjen shembulli i shkëlqyer i martirëve të luftës së ligjit ndaj antiligjit. Ku nga përfaqësuesit më të famshëm të kësaj lufte janë Giovani Falcone e Paolo Borselino. Të dy të vrarë barbarisht nga një prej organizatave më të frikshme në botë siç është Cosa Nostra siçiliane, por në lidhje e partneritet me njerëz shumë të fuqishëm në kupolën e pushtetit.

Sot, ne e kemi më të qartë skemën, pasi janë bërë libra pafund, dokumentarë e filma mbi këto histori mbresëlënëse për njerëzimin.

Përpara Falcones dhe Borselinos, Cosa Nostra vrau me makinë bombë të parin drejtues të “SPAK-ut siçilian”, përkatësisht “Pool antimafia” të Palermos, Rocco Chinnici, i cili ishte shefi dhe mentori i Giovani Falcone-s.

E sot, prokurorët tanë të SPAK, kanë pro, në krah pra, shumicën e opinionit publik shqiptar, të cilët nuk duan t’i shohin si heronj, por si gjykatës, duan të ndalojnë që politikanët e korruptuar të vijojnë të mbajnë pronat e milionat e vjedhura. Kanë pro fuqinë më të madhe botërore si SHBA-në. E cila ka lënë Yuri Kim, diplomaten kryesore në Tiranë si “Truprojë” te SPAK dhe Gjykatës Speciale. Këto benefite nuk i patën kurrë Falcone e Borselino, që megjithatë gjetën hapësirën e duhura për të ndërmarrë aktet që bënë histori.

Një gjykatës e prokuror, histori bën me dosje hetimi e mandate arresti, apo vendim dënimi. Pasi kur braktisin togën e drejtësisë për ta zëvendësuar me politikën, kanë dështuar. Falcone nuk e bëri kurrë, edhe pse ju kërkua vazhdimisht. Miku i ngushtë i Falcones, prokurori i famshëm i Nju Jorkut Rudi Guliani shkatërroi Cosa Nostra-n në SHBA me “Pizza Connection”. Aq u bë i famshëm sa arriti të bëhet kryebashkiak i Nju Jorkut për tre mandate, e më pas i hyri politikës së ditës, që i hoqi shkëlqimin e prokurorit, ashtu si boja e flokëve në imazhet e famshme kur mbronte Donald Trumpin pa asnjë lidhje me realitetin. Kemi edhe ne raste kur prokurorët kanë hyrë në politikë edhe tek ne, janë bërë edhe ministra. E ky akt, fshiu menjëherë karrierën e njeriut të ligjit.

Një prokuror, ka vetëm një mënyrë për të vepruar; dosjen hetimore e kërkesën për gjykim, një gjyqtar vendimin e tij. Ai bëhet ose luan, ose lepur…

Advertisement