Connect with us

Kosova

Kush po i nxit ‘kosovarët’ të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Në media është bërë virale sulmi i komedianit “kosovar” Osman Azemi, ku ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për kosovarët.

Ai është shprehur se shqiptarët janë xhelozë për kosovarët se nuk kanë emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të tjerë.

Madje ai e çoi edhe më tej deklaratën e tij, duke thënë se inate të tilla mund të bëjnë atë që në ardhmen ta kalojë kufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina.

E gjithë ky diskutim del herë pas here dhe duket se vjen si një teatër i stisur pasi nuk ka asnjë përmbajtje në shumicën e popullsisë në të gjithë anët e kufirit.

Pakica e zëshme e provincialëve që sulmojnë kush Kosovën e kush Shqipërinë, nuk është aspak e rastësishme.

Po Pse gjithë kjo urrejtje kundër Shqipërisë?

Unë Kreshniku jam shqiptar i Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjysmën e gjakut e kam në Kosovë dhe gjysmën në Shqipëri dhe po ju them me bindje që këto 50 vite urrejtja e jugut ndaj veriut apo anasjelltas ka pas gjithmonë prapavijë politike.

Ata që premtuan në Prishtinë bashkim të Kosovës me Shqipërinë mashtruan popullin dhe sot kanë dalë me teorinë e kombit superior Kosovar me argumentat se Shqipëria nuk ka:

– Dua Lipa

– Rita Ora

– Granit Xhaka

Në fakt këta nuk i ka as Kosova por Anglia, Amerika dhe Zvicra.

Askush nuk mund të garantoj sot se cila do ishte karriera e Dua, Rita dhe Xhaka nëse do jetonin në Kosovë.

Gjithsesi duke qenë se unë jam krenar si shqiptar dhe jo si kosovar për këto tre yje po rendis disa fakte që tregojnë se Shqipëria s’është më poshtë se Kosova dhe nuk urrehet nga shqiptaret e Kosovës por vetëm nga disa idiotë.

Nivelet relativisht janë të barabarta por:

1- Nga statistikat 30% e “kosovarëve” duan të jetojnë në Shqipëri dhe vetëm 1% e “shqiptarëve” duan të jetojnë në Kosovë.

2- 90% e diasporës blejnë shtëpi në Shqipëri dhe jo në Kosovë.

3- Në universitetet europiane numri studentëve nga Shqipëria është dyfish më i lartë se shqiptarëve të Kosovës.

4- Integrimi social i shqiptarëve në Europë është më i shpejt se “kosovarët” pavarësisht faktit që Shqiptarët e Shqipërisë dolën nga izolimi drejt perëndimit 40 vjet më vonë se “kosovarët” që lëviznin lirisht me pasaportat e Jugosllavisë.

5- Rinia dhe pleqtë e Shqipërisë flasin më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri se ata e Kosovës. (Pa llogaritur serbishten)

6- Ka më shumë studentë nga Kosova në Shqipëri sesa nga Shqipëria në Kosovë.

7- 99% e artistëve dhe sportistëve nga Kosova ëndërrojnë flamurin kuqezi që të përfaqësojnë Shqipërinë, dhe 0% nga Shqipëria që duan të përfaqësojnë Kosovën.

Sigurisht që Kosova ka qindra talente më shumë në disa sporte të tjera si trashëgimi e zhvillimit sportiv në Jugosllavi: Futboll, basketboll, handball, volejboll etj. por kjo ka të bëjë me prioritetet e sistemeve të kaluara.

– Ismail Kadare ishte shqiptar dhe asnjëherë Ne nuk thamë që ai nuk është Kosovar

– Inva Mula është soprano e Shqipërisë dhe jo e Kosovës

– Dy vëllezërit Belushi në Holliwood njihen si shqiptar dhe asnjëherë Ne nuk u thamë ata janë Korçar apo s’janë kosovar.

Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, tre vëllezërit Frashëri, Çajupi, Ismail Qemali, Gjergj Kastrioti dhe qindra legjenda nuk ishin “kosovar” por ishin shqiptar.

Kjo garë e nxitur nga Beogradi ka gjetur terren në Kosovë nga ata që premtuan bashkim por po bëjnë largim.

Kush propagandon kombin kosovar, nuk është shqiptar.

Unë Kreshniku me gjak nga Kosova, jam krenar që u rrita në Shqipëri dhe e them me plot gojën,

S’ka Kosovë pa Shqipëri.

Kosova s’është krahinë, por ka qenë dhe do mbetet zemra e Shqipërisë!

Advertisement