Politike
Gjykatës Kushtetuese rrëzoi kërkesën e opozitës për Berishën, Vokshi: Luftë ndaj…
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të PD, të cilët pretendonin se vendosja e masës së sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Sali berishën nga SPAK ishte antikushtetuese
E ftuar në Syri Tv, Vokshi theksoi se Gjykata Kushtetuese ka dështuar në kryerjen e funksionit të saj, duke thelluar skandalin në kuadër të një lufte të paprecendetë opozitës, opozitarizmi, parlamentit dhe parlamentarizmit. Deputetja e PD-së solli në vëmendje edhe rastin e Salimir Tahirit, ndaj të cilit parlamenti nuk autorizoi arrestimin e tij, por autorizoi vetëm heqjen e të drejtave të njeriut dhe kontrollin e banesës.
Vokshi: Kërkesa që ne i bëmë Gjykatës Kushtetuese ishe interpretimi i marrjes së kompetencave të Parlamentit. Intersi është interes publik pasi ne 30 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ashtu siç e përcakton Kushtetuta, ku thuhet se kërkohen 28 deputetë për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për çdo çështje që ne e konsiderojmë me interes të publikut.
Në librin e Sokol Sadushit, në njërin prej kapitujve, sqaron në mënyrë shteruese sepse kategoritë e përcaktuara nuk kanë nevojë të legjitimohen para Gjykatës Kushtetuese sepse Kushtetuta i ka dhënë një status të privilegjuar, duke konsideruar që 28 deputetë nuk do trajtojnë një çështje personale apo private por çdo çështje me interes publik.
Në këtë rast Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të kryejë detyrën dhe funksionin e saj, pasi të gjithë qytetarët edhe unë, kanë shpresuar më në fund kjo gjykatë do ta bënte por sot kjo gjykatë sot dështoi të kryente detyrën dhe funskonin e saj.
Akoma më tepër ka thelluar një skandal në kuadër të një lufte të paprecendetë opozitës, opozitarizmi, parlamentit dhe parlamentarizmit, nuk ka kryer funksionin e saj për të sqaruar a është parlamenti në konflikt me rastin e Sali Berishës pasi në rastin e Saimir Tahirit ka vepruar dhe ka kryer kopetencën e tij, duke theksuar se për rastin e Saimir Tahirit, nuk është autorizuar arresti