Connect with us

Kronike

Kuti plot me drogë, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane në Foggia ka sekuestruar rreth 8 kilogram kokainë dhe ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar.

Droga, e ndarë në 8 pako, nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 3.5 milionë eurove.

21-vjeçari shqiptar kishte krijuar një ndarje poshtë kutisë së marsheve të makinës për të fshehur drogën, por u zbulua.

Ai u arrestua nga agjentët e nënseksionit të policisë rrugore Foggia, pranë daljes së autostradës A14.

Policët gjatë kontrollit vunë re se pjesa e poshtme e dyfishtë hapej me një sistem mekanik me leva, duke futur një hekur në një vrimë.

Advertisement