LAJMI I FUNDIT
Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Ahmetaj, 117 deputetë pro heqjes së imunitetit
Kuvendi mblidhet për hedhur në votim kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe kontrollin e banesës së tij. Ish zv kryeministri Arben Ahmetaj nuk është i pranishëm në Kuvend ndërsa pak para se Kuvendi të mblidhej përmes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale shkruante “Luigjit të 16 iu dha 4 ditë kohë para se t’i pritej koka, mua as 24 orë! Dikush më tha ‘të duan në burg’ .
Në fillim të seancës ishte i pranishëm kryeministri Rama por u largua sapo Berisha doli ne foltore.
Kreu i grupit PD-se Gazmend Bardhi tha se Rama duhet të tregojë se ku ndodhet ish zv/kryeministri.
“Unë propozoj që Rama të vijë në seancë dhe të na japë përgjigjen ku ndodhet Ahmetaj. Nëse ai është i shtuar në spital kemi detyrim të shtyjmë seancën. A keni një standard. Rama të tregojë në cilën vrimë është fshehur Arben Ahmetaj” tha Bardhi.
Bardhi i bëri thirrje Arben Ahmetajt të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
“Nëse bëhet secili ministër që është në burg duhet ti liroje vendin kreut të qeverisë. Ideatori nuk është as Damian Gjiknuri as Lefter Koka por Edi Rama”
Si PD dhe PS kane dhënë miratimin në raportet paraprake për ti hapur rrugë arrestimit të Ahmetajt.
Me miratimin e kërkesës së SPAK, Arben Ahmetajt i hiqet përfundimisht imuniteti si deputet dhe i hapet rrugë arrestimit, ndonëse deri më tani ende nuk dihet se ku ndodhet ish-kryeministri, i cili sipas avokatëve është larguar nga Shqipëria. Vetë Partia Socialiste ka deklaruar se s’do të bëhet mburojë e Ahmetajt dhe asnjë zyrtari të korruptuar.
Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Arben Ahmetaj, 117 deputetë pro, asnjë kundër, 3 abstenim