Connect with us

Politike

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Sali Berishës, voton me 75 vota pro kërkesën e SPAK

Me 75 vota pro Kuvendi votoi pro  kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës Seanca nisi me tensione në Kuvend. Deputetët e Rithemelimit që në minutat e para nisën aksionin e kaosit dhe të përplasjes me gardistët. Këta të fundit janë bërë gardh për të mos lejuar që të afrohen tek foltorja të cilën në seancat e kaluara e bllokonin me karrige pirg. Vetëm 10 deputetët që kanë në fuqi vendimin e përjashtimit janë ndaluar të hyjnë. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe një pjesë e socialistëve hynë brenda dy orë para seancës ndërsa rreth orës 09:55 mbërriti dhe Rama. Argita Malltezi, e bija e ish kryeministrit Sali Berisha dhe militantë janë mbledhur jashtë Kuvendit për të protestuar. Vihet re dhe masa të shtuara sigurie.

Advertisement