Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Kuvendi i PD në 2 shtator, Basha zbulon logon

Më datë 2 shtator Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Ky ishte ndër vendimet e para që mori kryesia e partisë fill pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar. Mbledhja e organit më të lartë drejtues të partisë pritet të jetë një pikë kulmore e asaj se si do të jetë Partia Demokratike pa Sali Berishën dhe grupin e Rithemelimin dhe me dominimin absolut të Lulzim Bashës. 5 ditë para mbledhjes së Kuvendit janë zbuluar disa detaje. I pari që u zbulua ishte logo e Kuvendit. E publikuar fillimisht nga Basha dhe më pas nga të gjithë deputetët mbështetës të tij, logo përmban siglën e Partisë zyrtare dhe një stilizim të shqiponjës së flamurit në ngjyrë portokalli. Gjithashtu, bëhet me dije se vendi i mbajtjes së Kuvendit, ndryshe nga herët e mëparshme do të jetë Pallati i Sportit Asllan Rusi që pritet të krijojë mundësi për akomodimin e më shumë delegatëve të Kuvendit. Ndërkohë sa i takon vendimmarrjeve të këtij Kuvendi, më të rëndësishme kanë të bëjnë me ndryshimet statuore, pritet të rishkruhen nenet që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e partisë.

 

Advertisement