Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Kuvendi Kombëtar/ Basha largon Bardhin, bëhet edhe kryetar i Grupit Parlamentar

Sot Partia Demokratike ka mbledhur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. Kryetari i PD Lulzim Basha përveç prekjes së statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë.

NTV.AL ka zbardhur edhe ndryshime statutore që pritet të votohen. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë. Më këto ndryshime, Lulzim Basha do të jetë edhe kryetari i Grupit parlamentar, post të cilin e mbante Gazment Bardhi.

Një tjetër ndryshim statutor që pritet të miratohet është e përjashtimi nga anëtarësia e atyre që kanë kandiduar për subjekte të tjera. Po ashtu kryesia cakton edhe datën e zgjedhjeve jo më vonë se 6 muaj nga vakanca.

Në Kuvend do të ketë video-mesazhe nga ndërkombëtarët, një sinjal ky për të mbështetur kryetarin e ri të PD-së.

Po ashtu do të votohet Këshilli i ri Kombëtar dhe teksa do të mbahen fjalime të hapura, njëkohësisht edhe do të votohet. Kuvendi i sotëm, nuk do të thërrasë 7646 delegatët që ky organ i PD kishte përpara ndarjes së demokratëve. Listat, sikurse ndodhi me Këshillin Kombëtar do të pastrohen nga berishistët dhe me rifreskimet e bëra në Kuvend do të marrin pjesë rreth 5000 delegatë nga rreth 7000 që kanë qenë.

Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë. Me sa duket edhe ky Kuvend do ta thellojë edhe më tej ndarjen e PD në dy kampe mes Berishës dhe Bashës.

Basha u kërkon ndjesë demokratëve: U morëm me veten dhe jo me hallet e shqiptarëve

1693648810_basha.jpgLulzim Basha e ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së më një ndjesë për demokratët. Kryedemokrati tha se u morën më shumë me veten dhe jo me hallet e shqiptarëve.

‘Do ishte e lehtë të bëja atë që bëjnë të tjerët prej vitesh, të hidhja fajin diku tjetër, të fajësoja këdo. Por kjo do të ishte hipokrizi. Do të ishte shtirje. Nuk kam ardhur sot të shtirem para demokratëve. Sot, unë ju kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, dhe në emër të demokratëve, në emër të Partisë Demokratike ikërkoj ndjesë shqiptarëve.  Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcëpolitike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkë sot.’- tha Basha.

 

Advertisement