LAJMI I FUNDIT
Kuvend&Protestë/ Sot, kërkesa e opozitës për shkarkimin e Nikollës

Sot mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Seanca plenare do të nisë në orën 10:00. Në rendin e ditës janë parashikuar të shqyrtohen disa projektligje, mes tyre dhe kërkesa e Opozitës për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. • Gjithashtu, do të diskutohet projektvendimi “Mbi propozimin per punonjesit me kohe jo te plote pune prane KQZ, per procesin e pilotimit te votimit dhe numerimit elektronik ne zgjedhjet per Organet e Qeverisjes Vendore te dates 14 maj 2023” si dhe projektvendimi Projektvendim “Per ndryshime ne strukturen organizative te ILD”. • Nga ana tjetër vetë kryedemokrati Sali Berisha dhe tre deputetë të PD-së nuk do të jenë prezent në sallë. Kjo pasi dje, Komisioni i Etikës i ka përjashtuar nga Kuvendi. Berisha dhe Flamur Noka janë përjashtuar për 10 ditë, ndërsa Edi Paloka e Belind Këlliçi, për 5 ditë. • Gjithçka erdhi pas përplasjeve të fundit në seancë, por kreu i PD-së nuk do të heqë dorë. Edhe sot, ai do të mbledhë demokratët e do të protestojë para parlamentit. Pjesë e protestës do të jetë edhe Partia e Lirisë, me në krye Ilir Metën.

