Aktualitet
‘Ky është babai im’/ Vrau Arjan Gosës, autori publikon videon para se të vetëdorëzohet
Video e Habib Rexhës, përpara se ai të vetëdorëzohej në Komisariatin e Kavajës.
Në këtë video të realizuar përpara se Habib Rexha t’u dorëzohet autoriteteve, 31-vjeçari shfaqet me babain e tij dhe thotë se do të dorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës me vullnetin e tij të lirë dhe me kërkesë të familjarëve.
Habib Rexha: “Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”.
Këto janë fjalët e Habib Rexhës. Pas këtij momenti ai iu drejtua ambienteve të Komisariatit të Policisë së Kavajës dhe u vetëdorëzua duke marrë përsipër krimin që ka kryer.
Kamerat e sigurisë së bizneseve në Kavajë e filmuan teksa largohej në këmbë pasi qëlloi me një plumb në kokë Arian Gosën. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arian Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij. Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve.