Connect with us

Aktualitet

Ky është hajduti i naftës dhe druve

Denoncimet për rastet e grabitjes nuk kanë të ndalur. Së fundmi, një qytetare nga Peshkopia, konkretisht në lagjen “Gjok Doci”, ka denoncon një djalë në lagje pasi u ka vjedhur naftën e kamionit. Qytetarja e cila nga ka dërguar foto nga kamerat e sigurisë që kanë fiksuar momentin kur hajduti u vjedh naftën familjes që denoncon rastin.

Qytetarja shprehet se djali në fjalë është denoncuar nga të gjithë banorët e lagjes, pasi ai jo vetëm që vjedh naftë, por edhe drutë e komshinjve. Edhe pse është denoncuar nga shumë persona, sipas qytetares djali nuk është arrestuar nga policia, pasi kjo e fundit nuk ka marrë masa duke u thënë banorëve që po vidhen çdo ditë, se duan të sigurohen që është ai si person.

Pra policia edhe pse ka shumë raste denoncimi për djalin në fjalë, madje me prova, ende nuk është siguruar nëse është ai që fshihet pas vjedhjeve të druve dhe naftës në këtë lagje të Peshkopisë. Vlen të theksohet se qytetares e cila ka denoncuar rastin e vjedhjes në redaksinë tonë, djali hajdut i ka grabitur 200 mijë lek naftë.

Qytetarja:

Pershendetje joq! Me date 10 netor para shtepise sone ne Peshkopi lagjja Gjok Doci na kane vjedhur Naften e kamionit dhe hajduti ka ardhur I maskuar mire por qe ne njohim se kush eshte! Ju lutem shperndajeni foton qe ai person ta marri vesh qe ne e dim tashme! I themi ta beft zoti harram,ta pacim len zotin. Ka mar gati 200 mij lek nafte ka qene kamioni plot 2 bidona, kemi shkuarne polici por I kane thene bashkeshortit ti sajoje pak a shume si person nderkohe qe personi eshte I maskuar. Dmth na thonë shif tek kush dyshon aty ne lagje dmth ti cojme disa emra. Policisë ia dhamë emrin. Eshte nje djal ktu ne lagje qe Edhe drut gjith lagjes po jua prek. Eshte hera e 3 qe na vjedhin naftën. Policia nuk merr asnjë lloj mase, pasi thone qe duhet te sigurohemi mire qe eshte ai person.

Advertisement