Kosova
Ky është momenti…Ka më shumë rëndësi ajo që s’thuhet, Serwer për Banjskën
Daniel Serwer, ekspert amerikan dhe profesori i Universitetit John Hopkins , ka folur për sulmin e 24 shtatorit bë Banjskë të Zvecanit në veri të Kosovës dhe për mos publikimin e rezultateve të hetimeve të paralajmëruara
Serwer ka thënë se ky është nga ato momentet kur ajo që nuk thuhet është më e rëndësishme se ajo që thuhet, duke kritikuar amerikanët dhe evropianët që s’po i publikojnë përfundimet e hetimeve për Banjskën.
“Ky është një nga ato momente në Ballkan kur ajo që nuk thuhet është më e rëndësishme se ajo që thuhet. Amerikanët dhe evropianët deri më tani nuk kanë arritur të publikojnë rezultatet e hetimeve të tyre të paralajmëruara për kryengritjen e dështuar serbe të 24 shtatorit në veri të Kosovës. Me atë rast, Serbia dërgoi një grup të armatosur mirë në pritë ndaj policisë së Kosovës, duke vrarë një oficer. Serbët gjithashtu u përpoqën të tërheqin policinë në një përleshje zjarri në një kompleks manastiri. Autorët synonin që ky incident të jepte një justifikim për ndërhyrjen ushtarake serbe. Me sa duket qëllimi ishte kapja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës”- ka shkruar Serwer
Ai gjithashtu ka thënë se s’ka kurrfarë dyshimi për atë që ka ndodhur dhe pse ka ndodhur, dhe shtoi se pyetja e vetme është se kush e autorizoi një sulm të tillë terrorist. Nëse ishte Aleksander Vuçiç apo jo.
Serwer ka thënë se s’ka ndonjë provë lidhur me këtë, por potencoi se dihet që Vuçiç eshte personi qe i merr të gjitha vendimet e rëndësishme në Beograd.
Serwer ka thënë se nga komploti i dështuar në Banjskë, Vuçic iu është bashkuar forcave antidemokratike në rajon, duke takuar Dodikun, Orbanin, Lukashenkon, Aliyevin e Azerbejxhanit, dhe autokratët Putin e Xi Jin Ping.
Profesori amerikan gjithashtu ka elaboruar arsyet se pse po heshtet për këto veprime të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic. Këtu ai ka përmendur zgjedhjet në Serbi, unitetin që kërkohet në BE për të marrë qëndrim ndaj cdo çështje dhe përpjekjen e Washingtonit për ta kthyer Serbinë nga Perëndimi. Megjithatë ai tha sembase një “shpatull e ftohtë” do ta bënte Vuçiçin që të punonte më shumë për të kënaqur Perëndimin.