Connect with us

Bota

“Ky është paralajmërimi i fundit”/ Trump ultimatum ndaj Hamasit për lirimin e të gjitha pengjeve: Do e paguani…

Presidenti Donald Trump ka lëshuar atë që e quan “paralajmërimin e fundit” ndaj Hamasit për të liruar të gjitha pengjet e mbetura në Gazë.
Kërcënimi i plotë i Trump për Hamasin:
“Shalom Hamas” do të thotë Përshëndetje dhe Mirupafshim – Ju mund të zgjidhni. Lironi të gjithë pengjet tani, jo më vonë, dhe kthejini menjëherë të gjithë trupat e pajetë të njerëzve që keni vrarë, ose mbaron për ju.
Vetëm njerëz të sëmurë dhe të çmendur i mbajnë trupat, dhe ju jeni të sëmurë dhe të çmendur!
Unë po i dërgoj Izraelit gjithçka që duhet për të kryer detyrën dhe asnjë anëtar i Hamas nuk do të jetë i sigurt, nëse nuk bëni si them unë!
Sapo u takova me ish-pengjet, jetët e të cilëve ju i keni shkatërruar.
Ky është paralajmërimi juaj i fundit!
Për lidershipin, tani është koha të largoheni nga Gaza, ndërsa keni ende një shans.
Gjithashtu, për popullin e Gazës: Një e ardhme e bukur ju pret, por jo nëse mbani pengje.
Nëse e bëni, jeni të VDEKUR! Merrni një vendim të mençur.
LIRONI PENGjET TANI, OSE DO TË KETË FERR PËR TË PAGUAR MË VONË!”.
Advertisement