Connect with us

Pinknews

“Ky është surrati jot, sherrosesh me Romeos”/ Françeska i kthehet keq Gracianos

Debatet dhe tonet e larta kanë përfshirë banorët e BBV3 ditën e sotme. Françeska ka debatuar me Gracianon ditën e sotme duke kaluar dhe në ofendime me njëri-tjetrin, për punët e shtëpisë.

Françeska i është drejtuar Gracianos e acaruar duke i thënë që surratin nuk e tregon vetëm në debatet me Romeon por edhe në pastërtinë e shtëpisë.

“Ky është surrati jot, këtu tregohet surrati te pastërtia nuk tregohet sesi sherrosesh ti nga mëngjesi në darkë më Romeon”-, dëgjohet Françeska në video.

Graciano nga ana tjetër i është kthyer me tone të larta, dhe gjeste ofenduese gjithashtu edhe duke e akuzuar se ajo do situatë.

“Boh sa e padurueshme, ik o gocë mbushu me mend, e kape situatën? Situata tjetër fillon në 3 e gjysmë, merr pak frymë, ha pak bukë dhe bëhu gati”-, i kthehet Graciano.

Gjithashtu për të njëjtën arsye Françeska gjithashtu ka debatuar mëngjesin e sotëm edhe me Erjolën ku kjo e fundit i kërkon të mos bërtasë sepse do ta pastronte shtëpinë vetë.

Advertisement