Connect with us

Politike

Ky s’është vendi i shqiponjave, por i kanarinave, pi ujë dhe ha fara. Turp për ne, kush është trim ta tregojë tani

Dashamir Shehi është shprehur kundër paktit PS – PD për listat, duke e quajtur një sistem që projektin fitoren e palës tjetër dhe opozita thjesht e voton.

Në fjalën e tij në Parlament, Shehi tha se nuk do ta votojë këtë ligj, duke theksuar se turpi do të mbetet i opozitës, pasi mazhoranca e bën për interesat e veta dhe për të mbrojtur pushtetin.

Me këtë ligj, tha Shehi, “ne i kemi mbyllur derën rinisë për tu marrë me politike. Me këtë sistem që është këtu është vënë me ligj për ti përzenë nga beteja elektorale”.

“Vetëm në Shqipëri ekziston ky ligj barbar që ti nuk i lejon njerëzit të votojnë. E dyta i ke hequr qytetarëve të drejtën për të zgjedhur. Edhe kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës.

E treta po me ligj, votat i numëron ti të atyre që janë rivalët e tu, dy partitë e mëdha, nuk ka në asnjë vend të botës. Kjo është një sajese e ndërtuar nga dy njerëz për të ruajtur pushtetin. Ky që e ka marrë nuk ka ndërmend ta lëshoje.

Unë i drejtohem opozitarëve. Këta janë në pushtet dhe mbrojnë interesat e veta, po ju ca mbroni?  Një sistem që projektin fitoren pala tjetër dhe ju e votoni me duart tuaja.

Për një listë gjynahqarësh që do presin tek lista e kryetarit, për këtë e bëni? Çfarë vlerë ka për ne si opozitarë kjo?

Ky vendi ynë gjoja quhet vendi i shqiponjave, kot fare se nuk ka ndonjë lidhje. Ky është vendi i kanarinave, kanarinat i zgjedhin në kafaz, hapni dhe derën, nuk fluturojnë se në kafaz është ngrohtë. Pi ujë ha dhe fara.

Kush e mban veten për trim, mos bëjë trimëri të kota, por ta sabotojë këtë ligj. Ata e votojnë si të duan se janë në avantazh, turpi është i joni që votojmë një ligj që të humbim me dorën tonë për të shpëtuar ca burokratë partie ndoshta edhe disa interesaxhi. Unë nuk e votoj këtë ligj”, tha Shehi.

Advertisement