Aktualitet
Ky vend i shenjtë,rrezaton prej 7 shekujsh besimin e palëkundur të popullit
Sot në Kishën e Shën Lledrit në Spiten-Prull, në këtë vend të shenjtë, që rrezaton prej 7 shekujsh besimin e palëkundur të popullit të mrekullueshëm të kësaj zone dhe jo vetëm, tek Zoti.
Kjo Kishë e rikonstruktuar falë kontributeve bujare të banorëve, u bëri ballë gjithë sulmeve barbare, luftërave e diktaturave të egra, për të shndritur në këtë 30-vjetor të rikthimit të lirisë së fesë në vendin tonë, sepse populli i Spiten-Prullit nuk e humbi kurrë besimin në Zot dhe shpresën tek e ardhmja.
Në kushtet e një situate tejet të vështirë ekonomike e sociale, ku papunësia dhe varfëria janë evidente në shumë familje dhe kur gjendja është përkeqësuar për shkak të COVID-19, që po krijon drama të tmerrshme familjare e shoqërore, ju bashkova lutjeve për shëndet të plotë për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për ata që po vuajnë nga pandemia , për këdo që ka humbur punën dhe është në pamundësi ekonomike, për të rinjtë e fëmijët tanë që të mos i braktisin familjet dhe Atdheun e tyre.
Lartësia e këtij Kryqi dhe fakti që Kisha e Shën Lledrit ka qenë dëshmitare e Besëlidhjes së Lezhës, tregon fuqinë e pamposhtur të këtij populli, falë besimit në Zot dhe tek e ardhmja europiane, të cilën e përcaktoi qartë Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.