Connect with us

Kosova

Ky veprim i vë vulën Serbisë/ Diplomati flet për kushtet e BE-së

Ish-diplomati serb Zoran Milivojeviç tha se përpjekja e Brukselit për të përfshirë Marrëveshjen e Ohrit në kapitullin 35 është akti “përfundimtar” i presionit ndaj Beogradit, por edhe një test nëse Beogradi dëshiron ta zgjidhë çështjen e anëtarësimit në BE në atë mënyrë.

Ai tha se lajmi i pritur nga Brukseli është se ritmi i negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të përcaktohet nga sundimi i ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve.

“Normalizimi është një element i ri, por është në përputhje me presionin politik. Përpjekja për të inkorporuar Marrëveshjen e Ohrit në Kapitullin 35 është akti përfundimtar i presionit, kur bëhet fjalë për BE-në. Ne e kemi thënë qartë se çfarë është e papranueshme për Serbinë. Shtetësia e Kosovës dhe pranimi i Prishtinës në organizatat ndërkombëtare” –  theksoi Milivojevic.

Sipas tij, qëllimi i Brukselit është t’i hapë rrugën Prishtinës drejt Kombeve të Bashkuara dhe njohja e të ashtuquajturit realitet është kusht që Serbia të anëtarësohet në BE.

“Ky është një test se cili është qëllimi gjeostrategjik dhe gjeopolitik i BE-së në Ballkanin Perëndimor, ku Serbia ka një vend qendror” – tha Milivojević dhe theksoi se ai nuk beson në planin e zgjerimit të BE-së.

Duke folur për kërkesën e BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, Milivojevic beson se kjo tregon se hija e luftës ende dominon në Bruksel, si dhe se “gjërat nuk po shkojnë në mënyrën më të favorshme”.

“Dëshira është që përmes kësaj të integrohet Serbia në interesat perëndimore, si dhe të afrohet rajoni me komunitetin transatlantik” – deklaroi diplomati Milivojeviç

Advertisement