Pinknews
“La Casa de Papel” një version ndryshe nga ai tjetri, do ti referohet stilit…
Netflix do të sjellë një version të ri të serialit të famshëm “La Casa de Papel”. Shfaqja spanjolle, që është aktualisht në prodhimin e sezonit të fundit do të ketë një version korean. Prodhimi do të jetë një bashkëpunim midis BH Entertainment dhe Contents Zium.
Ky version i “Money Heist” do të drejtohet nga regjisori Kim Hong-sun, i cili ka drejtuar drama televizive si “Voice” dhe “Black”, ndërsa Alex Pina do të vijë si producent ekzekutiv. “Krijuesit koreanë kanë zhvilluar gjuhën e tyre dhe kulturën audiovizive për vite me radhë,” tha Pina.
“Ata kanë arritur, si serialet tona të tejkalojnë kufijtë kulturorë dhe të bëhen një pikë referimi për mijëra shikues në të gjithë botën, veçanërisht midis të rinjve. Prandaj më duket interesante që bota e “La Casa de Papel” është aq tërheqëse për krijuesit koreanë sa të bëhet një përshtatje.”, shtoi Pina.
Pinknews
Oriola Marashi del “topless”, ndez rrjetin me format bombastike
Modelja e njohur Oriola Marashi është një ndër femrat më të komentuara shqiptare, e cila “çmend” fansat me format bombastike.
Bukuroshja njihet për linjat e saj perfekte trupore dhe fotot provokuese që poston rregullisht në rrjetet sociale.
Së fundmi Oriola ka publikuar në Instagram disa foto “nudo”, duke mos i lënë vend imagjinatës.
Pinknews
Ç’po planifikojnë? Luizi dhe Ledri filmohen së bashku
Këngëtari, Luiz Ejlli dhe reperi, Ledri Vula gjatë ditës së sotme kanë publikuar imazhe së bashku.
Sikurse shihet, dyshja ndodhen brenda një studio muzikore. Pas publikim të këtyre pamjeve, menjëherë vëmendja shkon se mos ndoshta, artistët do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë.
Kujtojmë se secili prej tyre është i suksesshëm dhe ka një numër të lartë fansash, ndaj padiskutim që projekti i tyre do jetë hit. (Gjithmonë nëse një projekt të tillë është duke u punuar)
Po ashtu, ju rikujtojmë se Luizi tashmë është nën menaxhimin e “SBS Music”, e cila ndodhet në Kosovë.
Pinknews
Tregon anën e ndjeshme/ Egla shpreh dëshirën: Kur të dal do të bëj një fëmijë
Teksa ka qenë duke biseduar në ambientet e jashtme të shtëpisë pasditen e sotme me Erjolën, Egla ka bërë një deklaratë ‘të papritur’.
Siç e dimë, aktorja nuk ka fëmijë, por brenda shtëpisë ka pranuar se është e dashuruar
Herë pas here aktorja është parë të qëndrojë përballë personave të cilët e preknin atë në çështje delikate dhe duke i përmendur faktin që ajo nuk është nënë.
E sakaq duket sikur Eglës i ka ardhur ‘në majë të hundës’ teksa shprehet po aq me ironi por dhe aq e sigurt që kur të dali prej shtëpisë do të bëhet nënë.
“Do i fus dhe unë një kalama kur të dalë mi Erjol… sepse kot ndejta. Një kaçurelse, do iki ta projektoj në zyrë direkt. Cak, cak, sytë kështu, rrelat kështu, pse jo? Do ta bëj. Mami më lutet: “Bëje se ta rris unë!”, e unë i them më lër rehat mi gru se po vete sa ty. Por që le ta rrisi pse jo. Do ta mendoj, do ta bëj. Kam frikë mos mësohem keq dhe filloj i bëj në seri. Kaq shumë sa më ka peshuar mëmësia këtu brenda ja vlen ta bëj një.”- shprehet Egla.
Pinknews
“Po u mbaron koha”/ Liami-Julit: Lëshoua pak litarin vajzave
Pasditja e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, vetëm pak orë larg “Prime”, ka vijuar me debate. Juli është komentuar shumë për aleancat me disa nga vajzat në shtëpi dhe kjo temë u hap sot edhe nga Liam, i cili teksa ndodhej në oborr i tha t’ua “lëshonte” pak litarin, pasi saherë që ai diskuton me to, këto të fundit i drejtohen Julit. Sipas Liam, Juli nuk po u jep hapësirë “aleateve” të tij, të bëjnë lojën e tyre.
Pjesë nga diskutimi:
Liam: Lëshoua pak litarin gocave, që të dyjave.
Juli: Je duke u sjellë keq zemra ime, je duke u sjell keq. Unë as mbaj litar, as lëshoj litar. Nëse ti i konsideron njerëzit kështu, do të thotë që ti e ke me besim këtë.
Liam: Po e di cila është gjëja më interesante, Jul Deda, se po të heq dhe syzet dhe po të shoh në sy, që unë kur flas me “x” ose me “x”, të shohin njëherë në sy ty.
Pinknews
“Bëj si qen,’ham-ham’”/ Egla dhe Françeska ofendojnë njëra-tjetrën
Humori dhe qetësia në BBV duket se kaq e pati. Pasditen e sotme në shtëpinë më të famshme janë rikthyer debatet. Egla dhe Françeska duket se nuk do të bëjnë paqe dhe nuk bien dakord në asgjë që ndodh në shtëpi, madje sa herë përballen, ofendojnë me fjalor aspak etik njëra-tjetrën. Njësoj kanë vepruar edhe sot, ku Egla i ka kërkuar të mos i flasë duke iu drejtuar me: “Ik grisu”. Ndërsa Françeska e ka ndjekur nga pas duke e përqeshur.
Pjesë nga debati:
Egla: Ik grisu o Françeska. O zemra grisu, zemra. Shyqyr që u mësove t’u shkëputesh njerëzve nga këpucët, si majdanoz je Françeska, si majdanozi pas këpucës, Françeska.
Françeska: O you’re so sweet, thank u. Thank u. Më bëhet shumë qejfi, avash se u këpute, avash se na tregove vrimën, avash mos na i trego vrimën, avash se u këpute, u rrëzove. Bëj si një qenush i vogël, ashtu bëjnë qenushat, hë bëj një çik “ham, ham”.
Egla: Je si majdanozi pas këpucës, o zemra.
Françes:a O po çfarë të bëj tani të qaj? Ooooo më tha majdanoz.
-
Kosova5 hours ago
Vjosa Osmani “asfaltoi” Vuçiçin në OKB, profesori amerikan: Surpriza e vërtetë ishte Rusi-Kosovë
-
Pinknews20 hours ago
“Bëj si qen,’ham-ham’”/ Egla dhe Françeska ofendojnë njëra-tjetrën
-
Bota19 hours ago
Skandal në burgun më të madh, rritet numri i gardianeve që bëjnë seks me të burgosurit
-
Kosova4 hours ago
Osmani DERGON ASOCIACIONIN në kushtetuese…? Tregon me gisht qeverinë
-
Kosova21 hours ago
‘Do të bëj masazh’/ U akuzua nga studentet për ngacmim seksual, shkarkohet nga detyra pedagogu
-
Pinknews16 hours ago
Ç’po planifikojnë? Luizi dhe Ledri filmohen së bashku
-
Politike19 hours ago
Përfundon me debate mbledhja e hetimorit të Shëndetësisë, PS refuzon kërkesat për informacion
-
Pinknews19 hours ago
“Po u mbaron koha”/ Liami-Julit: Lëshoua pak litarin vajzave