Sport
La Liga pranë vendimit historik për tifozët
Çmime fikse të biletave për tifozët miq.Është ky propozimi i La Ligas në Spanjë për 20 klubet e Primera Division, që ka sjellë një akord ende jo unanim, por historik.Të mangët për arsye se është pranuar nga 14 klube dhe jo nga 20, ndërsa mund të konsiderohet historik, pasi është hera e parë që realizohet një iniciativë e tillë në Spanjë.
Skuadrat që e kanë përqafuar idenë e La Ligas janë, Almeria, Cadiz, Sevilja, Betis, Valencia, Atletico Madrid, Girona, Maiorca, Celta, Real Societad, Athletic Bilbao, Granada, Las Palmas dhe Alaves. Mungojnë në akord Reali i Madridit dhe Barcelona, ashtu si dhe Getafe, Rayo Vallecano, Villareal e Osasuna.Dy gjigantët e Spanjës i shesin biletat me çmime shumë më të larta dhe në rastin e Barcelonës ka dhe një problem më shumë duke qenë se në sezonin 2023-24 katalanasit do të luajnë në Montjuic dhe jo në “Camp Nou”, që është mbyllur për rikonstruksion, duke patur një kapacitet 50% më të ulët.
Akordi që vlen për kampionatin spanjoll parashikon shitjen e një minimumi prej 300 biletash për klubin mik me një çmim prej 30 eurosh secila, për të gjitha ndeshjet ku përfshihen 14 klubet që kanë miratuar akordin.Një iniciativë që i ka paraprirë dhe UEFA, që ka fiksuar në 70 dhe 45 euro çmimet për tifozët miq respektivisht në Champions dhe Europa League.Çmime të larta, që kanë sjellë protesta sidomos nga tifozët gjermanë. Në Angli Premier League është pioniere e kësaj ideje dhe prej disa sezonesh çmimet për tifozët miq janë fiksuar në 30 paund, rreth 35 euro në të gjitha fushat.