Connect with us

Kosova

Lajçak del në pension, mbetet varur dialogu Kosovë-Serbi

Në fillim të këtij viti, nga një numër i madh zyrtarësh u tha se presionet nga Bashkimi Evropian do të rriten kur është fjala për procesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Sipas politologut Ognjen Gogiç, duke marrë parasysh që po afrojnë zgjedhjet në BE dhe SHBA, nuk ka gjasa që Unioni Europian të ketë aktualisht mekanizma për ta ushtruar një presion të tillë. Duke kujtuar se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është emëruar në kete pozitë në vitin 2020 dhe se mandati i tij përfundon në muajin prill, Gogiç tha se nuk ka gjasa që Brenda 4 muajve te kete ndonjë sukses në procesin e normalizimit. Ai gjithashtu kujtoi se në muajin shtator të vitit 2022, Beogradit dhe Prishtinës i është prezantuar plani franko-gjerman, i cili është përkrahur nga BE-ja edhe SHBA-ja dhe se ideja ka qenë që kjo nismë të zbatohet gjatë vitit 2023. Gogiç shtoi se pas zgjedhjeve të BE-së do të formohet një përbërje e re e Parlamentit dhe Komisionit Evropian dhe aktualisht këto organe nuk kanë kapacitet për të ndërmarrë nisma të reja. Politologu I njohur po ashtu theksoi se duhet pasur parasysh se Serbia per momentin ka një qeveri me mandat teknik, si dhe se deri në përfundimin e procesit të formimit të qeverisë së re ne Beograd, Kosova me siguri do të hyjë në procesin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare. Gogić beson se BE-ja tani do të kërkojë një strategji daljeje nga kriza, një mënyrë kjo për ta mbyllur disi historinë në mënyrë që ata të mos deklarojnë dështim dhe që askush të mos përjetojë kolaps. “Nuk mund te ndodhë ndonjë mrekulli. Kemi marrëveshje që as nuk janë pranuar në mënyrën e duhur, as nuk janë zbatuar dhe për të arritur një rezultat të paprecedentë në keto pak muaj qe kane mbetur deri ne zgjedhjet europiane dhe ato amerikane” – deklaroi politologu serb.

 

Advertisement